E gjeti në rrugë portofolin me para, qytetari i Skenderajt e dorëzon në polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, në stacionin policor në Skenderaj, nga një qytetari është dorëzuar një portofol të cilin e kishin gjetur në rrugë.

Në portofol, sipas njoftimit policor, kishte dokumente personale, dhe një shumë të parave.

“Nga ana e policisë, është ftuar në stacion pronari i portofolit dhe sipas procedurave i njëjti ka pranuar portofolin, paratë dhe dokumentet. Policia e Kosovës, duke çmuar këtë gjest human, falënderon qytetarin dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”- thuhet në njoftimin e Policisë.