Dyshohet se ra nga ballkoni i shtëpisë, Policia po heton vdekjen në Pejë

Policia e Kosovës njoftoi se të dielën një person ka humbur jetën pasi i njëjti dyshohet se ka rënë nga ballkoni i shtëpisë.

Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës dhe mjeku përgjegjës ka konstatuar se i njëjti ka qenë pa shenja jete.

Siç thuhet në raportin 24-orësh, rasti po hetohet nga forcat e rendit.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar dyshohet se ka rënë nga ballkoni i shtëpisë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, trupin e pajetë ua ka lejuar familjarëve për ceremoni” – thuhet në njoftim.