Dyshohet se bashkëjetonte me të miturën, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person nën dyshimin se ka bashkëjetuar me një vajzë nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare.

I dyshuari është arrestuar, ndërsa viktima, pas intervistimit është dërguar te familjarët e saj, raporton Policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pejës.

Në këtë rast është përfshirë edhe Prokuroi i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar 48 orë në mbajtje.