Dyshimet në punën e Komisionit, Komuna e Vushtrrisë anulon konkursin për drejtorë të shkollave

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se ka anuluar konkursin për zgjedhjen e pesë drejtorëve nëpër shkolla.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se kjo është bërë pasi komisioni nuk e ka kryer punën konform udhëzimit dhe ka vlerësuar njëanshëm.

Pozitat ishin të shpallura për shkollat e mesme të ulëta në Vushtrri.