COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Dy të vdekur dhe 787 raste pozitive me coronavirus brenda 24 orëve

Dy persona të infektuar me Coronavirus kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 787 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19 nga 5 mijë 82 testime të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu ka njoftuar se sot janë shëruar 3 mijë e 613 qytetarë.

Aktualisht në Kosovë janë 20 mijë e 995 raste aktive me COVID-19.

Sa i përket vaksinimit Ministria e Shëndetësisë njofton se brenda 24 orëve të fundit janë dhënë 1 mijë e 754 doza doza të vaksinës anti-COVID, përderisa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,794,993 doza të vaksinës.

“Deri më sot janë dhënë 89 mijw 927 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, ka njoftuar MSH.
May be an image of text