Foto: Ilustrim

Dy të arrestuar për keqpërdorim me subvencione në bujqësi

Policia e Kosovës njofton se në fshatin Ponesh të komunës së Gjilanit janë arrestuar dy burra të dyshuar cilët në bashkëveprim me njëri tjetrin kishin vendosur në aplikacionin për subvencione parcelën e mbjellë me grurë pa dëshirën e qytetarit.

Sipas policisë dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ditë më parë janë arrestuar 23 persona nga komuna të ndryshme të Kosovës për skandalin me subvencione.

Një pjesë e të arrestuarve të këtij rasti po mbahen në paraburgim, ndërsa një pjesë e tyre që dyshoheshin për dhënie ryshfeti janë liruar në procedurë të rregullt.

Në paraburgim po mbahen zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë, përkatësisht drejtori për pagesa direkte Luan Statovci dhe zyrtarët Sadat Shkodra, Hasan Maxharraj, Berat Nika, Kushtrim Zogaj dhe Adushe Ukshini.

Fotografime, përgjime telefonike dhe incizime në zyrat e Ministrisë së Bujqësisë kishin qenë disa nga masat të cilat ishin përdorur nga Prokuroria gjatë hetimit të këtij rasti.

Skandali me subvencionet, paraburgim edhe për zyrtarin nga Peja që dyshohet se mori ryshfet 48 mijë euro (kallxo.com)