Ilustrim
Drenas, këmbësori pëson lëndime pasi goditet nga vetura
11.4.2026 - 23:31
Një këmbësor ka pësuar lëndime pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Shaban Polluzha” në Drenas.
Aksidenti raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, më 11.04.2025.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar për KALLXO.com se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
Ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.