Dosja e '53 milionëshit' - Gashi: Rasti nuk është hetuar si duhet

Kreshnik Gashi, redaktor menaxhues në KALLXO.com ka thënë gjatë emisionit #KallxoPernime se rasti i ’53 milionëshit’ për Bechtel & Enka nuk është hetuar si duhet.

Ai ka thënë se në 2017-tën ia ka nisë procesi (hetues) por nuk ka pasur masat e duhura nga autoritetet.

“Në 2017-tën ia nis procesi, askush nuk ka masa të fshehta, askujt nuk iu kanë çelë (kontrollu) kontot, askujt nuk iu kanë kontrollu kontot, askujt nuk ia janë bastistë shtëpitë, kerret, kontoja e Bektel & Enka nuk është e çelur, nuk dihet ku kanë shku këto para”- ka thënë ai.

Gashi ka ngritur pyetje se çfarë ka paguar Bektel & Enka me 53 milionëshin.

“A bën unë me ditë se me këto para, ‘Bektel & Enka’ cilave kompani të Kosovës u ka marrë sendet me qira, cilave kompani të Kosovës ua ka paguar punëtorët, ciltë njerëz u ka dhënë rroga, gratë e cilëve politikanë i ka paguar Bektel & Enka, a mundemi ne me pas një listë të punëtorëve, njerëzve të Bektel & Enkas që kanë marrë para”- ka thënë ai.

Gashi ka thënë se si pjesëtar i shoqërisë civile nuk e ka pa kontratën me Bektel & Enka.

Ai ka thënë se mos-hetimi si duhet ka ngritur shumë pikëpyetje për këtë rast që sipas tij është mbyllur pa u hetuar.

Në emisionin #KallxoPernime është duke u zhvilluar debati lidhur me Dosjen ndaj Pal Lekajt për 53 milionëshin.

LIVE – Si u hetua rasti i 53 milionëshit?

Pal Lekaj, ish-ministri i Infrastrukturës, tani deputet i AAK-së kishte reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore që e shpalli atë fajtor për rastin e “53-milionëshit”.

Zyra për Media e AAK-së ka dërguar një reagim të deputetit Pak Lekaj pas shqiptimit të dënimit nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Lekaj përmes këtij reagimi, paralajmëroi ankimim të vendimit në Gjykatë të Apelit, duke thënë se është i bindur që vendimi do të shpallet i pavlefshëm.

Reagon Pal Lekaj: Jam i bindur në pafajësinë time dhe në drejtësi