Dokument: Këto janë dhuratat që i mori Ramush Haradinaj si kryeministër

Në mandatin e tij si kryeministër i vendit Ramush Haraijan ka pranuar mbi 50 dhurata nga vizitorët e zyrës së tij.

KALLXO.com ka arritur të siguroj listën me dhurata të cilat i pranoj Haradinaj.

Në to janë rënditur dhuratat e kryeparlamentarit Gramoz Ruqi dhe presidentit Ilir Meta ndërsa Haradija kishte pranuar edhe një arkë argjendi nga zyrtarët e AKI.

Në listë përshkruhen edhe disa dhurata nga invesitorë të huaj si një vazo nga një invesitor Italian një skulpturë e “Ariut të Berlinit” nga invesitor Gjerman dhe një figurë zogu nga invesitor Izraelit.

Dokumenti zbardhë se Haradinaj ka pranuar një skulpturë nga presidenti i Sllovenisë, dy vazo porcelain nga Sigman Gabriel ministër i jashtëm i Gjermanisë si dhe një flutur punim dore nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Në mesin e dhuratave janë edhe disa monedha të vjetra të Malit të Zi dhuruar nga kryeministri Dusko Markoviq dhe një pllakë xhami me simbolet e ShBA dhuruar nga ish-presidenti Bill Clinton

Deputeti Sllobodan Petroviç i ka dhuruar Haradinajt një pllakë ari me simbolet e ShBA ndërsa Huluski Askar ministër i mbrojtjes i Turqisë një pllakë me simbolet e Turqis

KALLXO.com ka siguruar listën e dhuratave që ish- kryeministri Ramush Haradinaj i ka marrë gjatë kohës sa ka ushtruar pozitën e shefit të Qeverisë.Linku ku mund ti shihni Dhuratat

Haradinaj kishte ardhë në krye të qeverisë në shtator të 2017 dhe mbajti këto pozitë deri në shkurt të këtij viti, kur u zëvendësua nga Albin Kurti.

Lista e dhuratave që Haradinaj ka marrë gjatë takimeve zyrtare që i ka pasur në zyrën e tij, KALLXO.com e ka siguruar përmes kërkesës për qasje në dokumente publike.

Sipas ligjit për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve, personat me përgjegjësi shtetërore janë të obliguar t’i deklarojnë dhuratat që i pranojnë.

“Dhuratat protokollare konsiderohen dhuratat e sjella nga përfaqësuesit e vendeve të huaja dhe të organizatave ndërkombëtare gjatë vizitave dhe rasteve të tjera dhe dhuratat e sjella në kushte të ngjashme”, thuhet në Ligjin për deklarimin e pasurisë”.

Poashtu ata nuk janë të lejuar që të marrin më shumë se 1 dhuratë brenda vitit nga i njëjti person.