Foto: Kuvendit i Kosovës

Dita e Komunitetit Egjiptian, Vjosa Osmani pret një delegacion të këtij komuniteti

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Ditës së Komunitetit Egjiptian, ka pritur një delegacion të kryesuar nga deputeti Veton Berisha.

Osmani ka uruar komunitetin egjiptian në ditën e tyre dhe ka falënderuar për kontributin e tyre në shtetndërtimin e Kosovës.

Ajo ka thënë se diversiteti kulturor, etnik e religjioz janë të rëndësishme për promovim të vlerave të shoqërisë.

Ndërkaq deputeti Veton Berisha, në emër të këtij komuniteti i ka ndarë një mirënjohje kryetares Osmani dhe ka kërkuar që dita e këtij komuniteti të përfshihet në kalendarin e festave zyrtare të Republikës së Kosovës.

Në këtë takim, deputeti Berisha ka përmendur problemet e komunitetit egjiptian me përfshirjen në jetën institucionale dhe mospërfshirjen e fëmijëve të këtij komuniteti në mësimin online.

Sot shënohet Dita Nacionale e Komunitetit Egjiptian