Sot shënohet Dita Nacionale e Komunitetit Egjiptian

Sot është Dita Nacionale e Komunitetit Egjiptian të Ballkanit.

Veton Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësues i  komunitetit  egjiptian përmes një komunikate i ka uruar  “24 Qershorin” komunitetit egjiptian dhe ka shpalosur problemet me të cilat po ndeshet ky komunitet ndër vite.

Ai ka thënë që përpos që po përballen me COVID-19 si e gjithë bota, ata po ballafaqohen edhe me virusin e diskriminimit, racizmit, papunësinë.

“Shpresoj me përkushtim të qeverisë, institucioneve përgjegjëse dhe shoqërisë kosovare, ne mund ti kalojmë jo vetëm këto sfida por duhet që të gjithë së bashku të marrim përgjegjësi dhe ti kryejmë obligimet të cilat na mundësojnë Kushtetuta dhe Ligjet e Republikës së Kosovës” thuhet në komunikatën e Berishës.

Berisha njoftoi  se për shkak të përhapjes së COVID-19 nuk do mund të organizojnë aktivitete për shënimin e kësaj dite sikurse në vitet e kaluara.

Ndër të tjerash, përfaqësuesi i komunitetit  ka falenderuar mediat mediat për rolin e tyre në informimin, promovimin dhe trajtim të dinjitetshëm të komunitetin Egjiptian.