Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Digjet një veturë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, Policia jep detaje

Një veturë është përfshirë nga zjarri në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë, më 28.02.2024.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:00, është raportuar se në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë , një automjete janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar” – tha Ahmeti.

Zëdhënësja shtoi se Policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin.