Foto: Ilustrim

Digjet një shtëpi e vjetër në Gjilan, ishte nën mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore

Një shtëpi e vjetër rreth 200-vjeçare në Gjilan, e cila ishte në mbrojtje të përkohshme të Trashëgimisë Kulturore, është djegur dje.

Policia ka njoftuar të dielën se rasti është raportuar nga vëllai i pronarit të shtëpisë, sipas të cilit, shkak është faktori njeri.

Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se shtëpia e vëllait të tij e vjetër rreth 200 vjeçare që ishte në mbrojtje të përkohshme të Trashëgimisë Kulturore të Republikës së Kosovës është djegur. Sipas ankuesit dyshohet se shkaktar i zjarrit është faktori njeri” – thuhet në raportin policor.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.