Arkiv - Hashim Thaçi në liqenin e Ujmanit

Dhëndri i presidentit Thaçi me pozitë të re në Policinë e Kosovës

Dhëndri i presidentit Hashim Thaçi, është emëruar përgjegjës për hetimin e prostitucionit në rajonin e Pejës.

Kallxo.com merr vesh se Arben Visoqi, dhëndër i presidentit Hashim Thaçi, është emëruar në këtë pozitë.

I njëjti ka qenë duke punuar në Njësinë e Trafikut të hetimeve qendrore, saktësisht në Departamentin e hetimeve të kontrabandimit me qenie njerëzore.

Arben Visoqi është burri i motrës se Presidentit Thaçi, ai para se të emërohej në pozitën e re ka punuar në Njësinë e trafikut në Pejë, në kuadër të Policisë së Kosovës.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Visoqin, por i njëjti nuk ka dhënë detaje se si është transferuar dhe cili ka qenë arsyetimi i transferimit në pozitën e re.

“Jo nuk mundem të jap detaje. Kontaktoni me zyrën për informim”, tha shkurt Visoqi për KALLXO.com.