Detaje të reja në lidhje me aksionin e Policisë për kapjen e të dyshuarve për grabitjen në Suharekë

KALLXO.com ka marrë vesh detaje të reja në lidhje me dyshimet e vrasjes së një të dyshuari për grabitjen në argjendarinë në Suharekë dhe plagosjen e një polici.

KALLXO.com ka mësuar se fillimisht pas identifikimit dhe lokalizimit të njërit nga personat e dyshuar për grabitjen në Suharekë, ekipet policore kanë shkuar në lokacion dhe më pas aty kishte nisur rezistenca fillimisht nga i dyshuari.

Më pas gjatë një përballje me të dyshuarin njëri nga zyrtarët policor kishte marrë edhe plagë e që dyshohet se janë nga shkrepja e armës nga i dyshuari.

Siç mësohet operacioni policor është duke u zhvilluar në disa lokacione. Me aq sa është bërë e ditur aksioni po zhvillohet në Fushë Kosovë, Prishtinë dhe në Suharekë.

KALLXO.com është duke provuar të marr përgjigje zyrtare nga Policia, ndërsa përgjigja e vetme është marr nga ana e prokurores së rastit e cila tha se do të dalin me një komunikatë për media.

Dyshohet se është vrarë një i dyshuar për grabitjen në Suharekë, plagoset një polic

Ndryshe, më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic. Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.

Gjykata e Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim për dy të dyshuarit në lidhje me rastin e grabitjes në një argjendari në Suharekë.

Të dy të dyshuarit, Albin Beqiri dhe Fatmir Tahiri, dyshohen për ndihmë në kryerjen e grabitjes së armatosur. Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit gjatë një seance paraprake në Gjykatën e Prizrenit, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

Raportimet e KALLXO.com lidhur me rastine grabitjes në Suharekë mund t`i lexoni duke klikuar në LINK