Foto: KALLXO.com

Dyshohet se është vrarë një i dyshuar për grabitjen në Suharekë, plagoset një polic

Një person i dyshuar për grabitjen në argjendarinë në Suharekë dyshohet se është vrarë gjatë ditës së sotme.

Burime të KALLXO.com bëjnë më dije se gjatë aksionit të Policisë së Kosovës është plagosur edhe një zyrtar policor.

KALLXO.com është duke provuar të marr përgjigje zyrtare nga Policia dhe Prokuroria.

Ndryshe, më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic. Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.

Gjykata e Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim për dy të dyshuarit në lidhje me rastin e grabitjes në një argjendari në Suharekë.

Të dy të dyshuarit, Albin Beqiri dhe Fatmir Tahiri, dyshohen për ndihmë në kryerjen e grabitjes së armatosur. Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit gjatë një seance paraprake në Gjykatën e Prizrenit, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

Raportimet e KALLXO.com lidhur me rastine grabitjes në Suharekë mund t`i lexoni duke klikuar në LINK