Detaje nga tentim grabitja e djeshme në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka thënë detaje lidhur me tentim grabitjen që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në një market Fushë Kosovë.

Në njoftimin e Policisë është thënë se janë arrestuar dy persona, një 18-vjeçar dhe një 20-vjeçar.

Duke iu referuar raportit të Policisë, në njërin nga të dyshuarit Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë dhe pesë fishekë.

Arma e sekuestruar është revole e tipit TT.

Sipas Policisë të dyshuarit kanë tentuar të kryejnë grabitjen nën kërcënimin e kësaj arme.

Dy të arrestuarit, sipas njoftimit të Policisë pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tahir Zajmi” rreth orës 11:05.

Dy të arrestuar për tentim grabitje në Fushë-Kosovë, njëri nga ta ishte i armatosur