Deri 1 orë pritje për të dalë nga Kosova në pikat kufitare Merdarë dhe Muçibabë

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimi Kufitar për të dalë nga Kosova në pikat kufitare Merdarë dhe Muçibabë pritjet po zgjasin deri në 1 orë.

Sipas tabelës së publikuar, në pikën kufitare Dheu i Bardh pritja për të kaluar është deri në 40 minuta.

Në pikat e tjera kufitare nuk ka kolona dhe hyrje-daljet realizohen brenda 3-5 minutave.

Këto janë të dhënat e përditësimit të fundit të orës 23:10 sot.