Foto: Islam Berisha, KALLXO.com

Deputetja Bajrami dhe ministri Murati debatojnë në Kuvend për punët e Përparim Ramës - VIDEO

Punimet e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama në kryeqytet kanë qenë sot temë diskutimi mes ministrit të Financave Hekuran Murati dhe deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami gjatë shqyrtimit të buxhetit për vitin 2024.

Ky debat u zhvillua pasi u përmenden shifrat e suficitit në Komunën e Prishtinës.

Ministri Murati teksa foli për këtë çështje tha se Rama fotografitë nga punimet i poston i pari.

“Ju e keni rrit suficitin. Sivjet ka me qenë edhe më i lartë. Po na shkakton problem. E sa i përket punëve, fotografi po për punë nuk e di. Duke u nis prej Lojërave Mesdhetare, Ngrohjes Qendrore të qytetit, e shumë e shumë punë tjera, financimi i koncertit në pallatin e Rinisë, fotografitë i ka postu mandje i pari, se po get po ka kohë, se ne pas punëve edhe nuk po kemi kohë. Mirëpo me punu pak ma kadale”- u shpreh Murati.

Kjo deklaratë e Muratit erdhi si kundërpërgjigje nga fjalimit të deputetes Bajarami e cila tha se kryetari i Prishtinës Përparim Rama punon më shumë se krejt ministrat e Qeverisë Kurti bashkë.

“Sa i përket suficitit të Prishtinës, atë Përparim Rama e ka trashëgu prej pushtetit 8-vjeçar të Lëvizjes Vetëvendosje. Kryetari Rama dhe Komuna e Prishtinës po bën punë sa krejt ministrit bashkë, sa krejt ju bashkë”- ka thënë Bajrami.