Ilustrim

Dëmtohet gypi, banorët e rrugës 'Agim Ramadani' në Prishtinë mbesin pa ujë

Pa furnizim me ujë të pijshëm kanë mbetur banorët e rrugës “Agim Ramadani” në Prishtinë, për shkak të dëmtimit të gypit të ujit.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se ekipet teknike janë në vendngjarje.

Sipas kësaj kompanie, gypi është dëmtuar nga kontraktori i Termokosit.