Foto Ilustrim

Dëmtohen varrezat në Istog

Një ankues nga Istogu ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka vërejtur se janë dëmtuar pllaka të varrezave.

Ai raportimin e ka bërë në PK dje gjatë ditës, përderisa ka thënë se varrezat e dëmtuara i ka vërejtur një ditë më herët, më 8 nëntor 2023, rreth orës 14:00.

Sipas Policisë, njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Tutje u tha se për rastin është informuar edhe prokurori.