Policia e Kosoves (PK). Foto: Kallxo.com

Policia e Kosoves (PK). Foto: Kallxo.com

Deklaruan rrejshëm për aksident trafiku - Policia po heton dy të dyshuar

Dy persona po hetohen nga Policia për “deklarim të rremë”.

Sipas një Njoftimi të Policisë, të dyshuarit më 16.07.2025 raportuan për aksident trafiku në Prishtinë, me lëndime trupore.

Policia thotë se gjatë hetimeve është konstatuar se në momentin e aksidentit personat e dyshuar nuk ndodheshin në veturë dhe deklarimet e tyre ishin të pavërteta dhe të qëllimshme për të manipuluar rrethanat e aksidentit.

“Të dyshuarit janë intervistuar nga Policia dhe me udhëzim të Prokurorit ndaj tyre është iniciuar rast penal për veprën ‘deklarim i rremë’.” – thuhet në Njoftim, më 18.07.2025.