Challandes lë inatin mbrapa, fton Bernard Berishën por edhe Mirlind Dakun

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes për ndeshjet e nëntorit.

Sulmuesi më në formë në Kosovë, futbollisti i Ballkanit, Mirlind Daku është njëri nga të ftuarit e Challandes për këto ndeshje.

Poashtu janë rikthyer ata që nuk ishin pjesë e ndeshjeve të fundit.

Milot Rashica, Vedat Muriq, Amir Rrahmani, Hekuran Kryeziu, Idriz Voca janë futbollistët e rikthyer në ekip.

Challandes ka lënë inatin mbrapa dhe ka ftuar anësorin në formë, Bernard Berisha, derisa në listë nuk është parë anësori tjetër i Reims, Arbër Zeneli.

Kosova do t’i ketë tri ndeshje në muajin nëntor; miqësoren kundër Shqipërisë, më 11 nëntor dhe dy ndeshjet e fundit në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve kundër Sllovenisë, më 15 nëntor në Lubjanë dhe Moldavisë, më 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Lista e lojtarëve të ftuar nga Bernard Challandes Foto: FFK