Arkiv - Ngadhnjim Kastrati - Ish Drejtor Gjeneral i RTK-së

Çfarë thotë raporti i Inspektoratit të Punës për shkarkimin e Ngadhnjim Kastratin nga pozita e drejtorit të RTK-së? (Dokument)

Inspektorati i Punës ka dal me një raport zyrtar në lidhje me shkarkimin e Ngadhnjim Kastratit nga pozita e drejtorit gjeneral të Radiotelevizionit të Kosovës nga bordi në janar të këtij viti.

Ky raport thotë se bordi i RTK-së ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit të Punës, sepse në rastin konkret bordi nuk ka zhvilluar procedurën për ndërprerjen e kontratës së punës.

Raporti thekson se Kastrati për shkarkimin e tij është dashur të njoftohet 60 ditë përpara.

Në vendimin e bordit të RTK-së për shkarkimin e Ngadhnjim Kastratit thuhet se ‘vendimi hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit’.

“Për më tepër, Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës, me vendimin 005/22, të datës 19.01.2021, nuk ka respektuar dhe kontratën e punës më nr.prot.1727/19, duke cenuar edhe dispozitën e Nenit 11, të Ligjit të Punës Nr.03/L-212: “Përmbajtja e Kontratës së Punës”. Sepse, specifikisht në Nenin 8, të kontratës së punës nr.prot. 1727.19: Shkëputja e Kontratës, paragrafi 8.1, specifikohet, se: “Kjo kontratë mund të shkëputet gjashtëdhjetë (60) ditë kalendarike, pas paralajmërimit me shkrim nga Bordi i RTK-së, për shkak të shkeljeve të obligimeve të marra me këtë kontratë për shkaqet e parapara në Ligjin për RTK-në”, thuhet në vendimin e siguruar nga KALLXO.com

IP RTK
IP RTK

Në një prononcim për KALLXO.com, Ngadhnjim Kastrati ka thënë se do t’i drejtohet edhe gjykatës për problemet dhe telashet që sipas tij i janë shkaktuar nga vendimi për shkarkimin.

“Vendimi për shkarkimin ka qenë puro politik dhe i pa bazuar në argumente dhe në punë time. Raporti i sotëm është vetëm fillimi i një rruge, sepse tash e vazhdojmë në gjykatë për problemet dhe telashet që më janë shkaktuar nga vendimi i bordit për shkarkim. Stresi, presioni, sharjet në rrjetet sociale nuk ja kam pas borxh askujt e as bordit. Është qesharake dhe e pakuptimtë që në njërën anë më shkarkojnë e në anën tjetër e aprovojnë raportim tim të punës”, ka thënë ai për KALLXO.com

Bordi i RTK-së kishte shkarkuar drejtorin e përgjithshëm Ngadhnjim Kastratin në janar të këtij viti.

Në vendimin e bordit thuhet se Kastrati është shkarkuar nga pozita pasi i njëjti ka dështuar në kryerjen e punëve të tij në mënyrë efektive dhe se ai ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për RTK-në.

Arsyet pse u shkarkua drejtori i RTK-së