Trainkos; Fotografi: REL

Qeveria emëron anëtarët e bordit të drejtorëve të ndërmarrjes TrainKos

Qeveria e Kosovës ka emëruar anëtarët e ri të Brodit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore, Hekurudhat e Kosovës, Train-Kos, Sh. A.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kryeministri Albin Kurti shpalosi emrat që janë propozuar në përbërje të këtij bordi që do ketë mandat për 3 vjet.

“Në konkurs kanë aplikuar 96 kandidatë. Sekretari i përgjithshëm ka emëruar komisionin. Fillimisht, lista e ngushtë prej 39 kandidatëve është publikuar në faqe. Kanë qenë 12 ankesa, derisa komisioni i ka aprovuar 5. Komisioni rekomandues pasi i ka mbajtur intervistat i ka propozu 15 kandidatë” – tha ai.

Kandidatët e propozuar dhe votuar nga kabineti qeveritar për anëtarë bordi të kësaj ndërmarrje janë si në vijim: Jetmir Nuka kryesues dhe anëtarët: Vjollca Salihu, Luljeta Lutfiu, Kimete Fazliu, Afrim Bulluti dhe Ruzhdi Zeqiri.