Telekomi i Kosovës, Foto: KALLXO.com

Shpallet konkursi për anëtarë të bordit të ‘Telekomit të Kosovës’

Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se është shpallur konkursi për anëtarë të bordit të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Telekomi i Kosovës” Sh.A.

Sipas njoftimit, konkursi është shpallur nga Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit.

Një kandidat për t’u zgjedhur drejtor i Bordit në Ndërmarrje Publike Qendrore, sipas njoftimit duhet të ketë kualifikime dhe përvojë pune sipas nenit 17 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike Nr. 03/L-087, të nenit 9 të Ligjit Nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike dhe nenit 6 të Ligjit Nr. 05/L-009 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike.

Sipas njoftimit, të interesuar për këtë pozitë mund të aplikojnë deri më 16  shkurt 2024. Njoftimi inkurajon që të aplikojnë në konkurs të gjitha ata që i plotësojnë kriteret, veçanërisht gratë dhe minoritetet.

KËTU mund të gjeni informata më të plota rreth konkursit.