Eugen Cakolli FOTO:Facebook

Cakolli: Nuk ka arsye 'sigurie' që mediave t'u kufizohet puna gjatë raportimeve nga Kuvendi

Njohësi i punës së Kuvendit të Kosovës, Eugen Cakolli ka thënë se nuk ka asnjë arsye “sigurie” që mediave t’u kufizohet fizikisht puna gjatë raportimeve nga hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, kufizimi i pamjeve të plota në raport me të gjithë deputetët është kufizim i mundësisë së informimit të publikut.

“Nuk ka asnjë arsye ‘sigurie’ që mediave t’u kufizohet fizikisht puna gjatë raportimeve nga hapësirat e Kuvendit. Kufizimi i pamjeve të plota në raport me të gjithë deputetët është kufizim i mundësisë së informimit të publikut mbi zhvillimet në Kuvend, përtej atyre që na i ofron regjia e Kuvendit. Përplasu deputetët e kabineti qeveritar mes veti, e kufizo mediat për ‘shkaqe sigurie’ – nuk shkon”- ka thënë Cakolli.

Reagimi i tij erdhi pasi në vendosjen e shiritit në Kuvendin e Kosovës tek hapësira e mediave, i cili ka zhvendosur prapa gazetarët, kameramanët e fotoreporterët që po raportojnë drejtpërsëdrejti nga seancat parlamentare.

Kjo sipas mediave e ka vështirësuar punën e tyre për të raportuar tek qytetarët, prandaj vendosën që të bojkotojnë dy seancat e jashtëzakonshme.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. AGK-ja, ka kundërshtuar fuqishëm këtë vendim, që sipas tyre, ka për tentim vështirësimin e raportimit profesional dhe të plotë nga Kuvendi.

AGK kundërshton kufizimin e hapësirës së punës për mediat në Kuvend