Mjet i dyshimte te Rruga B | Foto: Kallxo.com

Bllokimi i 'Rrugës B', Policia tërhoqi mjet të dyshimtë nga një veturë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka raportuar se po dyshon se në veturën e tij të parkuar i kanë montuar diçka të dyshimtë në Prishtinë.

Sipas raportit policor, është bërë tërheqja e mjetit të dyshimtë nga vetura në mënyrë të sigurt dhe pa incidente.

“Njësit relevante policore, zjarrfikësit, ndihma e shpejtë dhe  prokurori kujdestar për krime të rënda kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku njësiti i EOD-së kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshimtë nga vetura, në mënyrë të sigurt dhe pa incidente. Rasti në procedurë hetimore” – ka njoftuar Policia më 18.02.2024

KALLXO.com raportoi më 17.02.2024 se Policia e Kosovës e ka mbyllur rrugën të “Rruga B”, më 17.02.2023, për shkak të dyshimit për një mjet i dyshimtë.

“Rreth orës 20:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një mjet të dyshimtë në rrugën  “B” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën” – njoftoi Policia.

Rasti po trajtohet si vrasje e rëndë në tentativë.