Bislimi e sjellë në Komision dosjen e Lajçakut për dialogun Kosovë-Serbi, thotë se qeveria e kaluar s'ju dha asgjë

Besnik Blislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrime Evropiane dhe Dialog tha se nga qeveria e kaluar nuk kanë mundur të gjejnë asnjë dokument për dialogun.

“Në momentin kur kemi marrë detyrën si qeveri e re, kemi gjetur zero dokumente për dialogun. Hapi i parë që kemi marrë, ishte grumbullimi i dokumenteve në ndryshme”, tha ai

Bislimi, ka treguar se për të përgatitur ekipin dhe për të marrë më shumë njohuri rreth bisedimeve me Serbinë, ka takuar disa nga personalitetet që ishin pjesë e proceseve negociuese në të kaluarën.

“Kam takuar ish-kryengociatorët, Veton Surroin, Blerim Shalën dhe Skënder Hysenin. Vetëm Edita Tahiri nuk ka pranuar të takohet”, tha ai.

Në raportimin e tij para Komisionit për Punë të Jashtme, Bislimi tha se përfaqësuesi special i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ia ka dhënë dokumentet për dialog, të cilat ai i tregoi para komisionit.

“Në dokumentin e qeverisë nuk ka asgjë konkrete, përpos asaj që kemi udhëtuar me këtë aeroplan, takimi ka qenë i mirë dhe nuk ka asgjë konkrete. Lajçak na ka ofruar të gjitha dokumentet për dialog”, tha ai.

Haki Abazi, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë kërkoi të dijë nëse është diskutuar për Asociacionin në Bruksel.

Zëvendëskryeministri Bislimi tha që në 15 minutat e fundit të takimit një përfaqësues me emrin Dominik ka prezantuar asociacionin, por nuk dha detaje për këtë marrëveshje.

Raportimi i tij para komisionit është duke vazhduar.