Bie tavani i një shkolle në Lipjan, drejtori jep detaje

Në një klasë të shkollës së mesme profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan ka rënë tavani.

KALLXO.com ka kontaktuar me drejtorin e kësaj shkolle, Skender Rudari i cili ka thënë se nuk ka asnjë nxënës të lënduar.

“Ju njoftoj se sot rreth orës 9:40 ka ndodhur një incident ku ka rënë një pjesë e pllafonit në një klasë, për fat të mirë nuk kemi asnjë nxënës të lënduar”, u shpreh ai.

Drejtori tha se në lidhje me rastin janë njoftuar organet kompetente.

KALLXO.com është në pritje të përgjigjes nga Policia e Kosovës.

Shkolla e mesme profesionale “Adem Gllavica” ka pak kohë që ishte renovuar në tërësi.

KALLXO.com ka raportuar se më 5 nëntor 2020, ishte përuruar renovimi i shkollës.

Përurohet renovimi i objektit të shkollës së mesme profesionale ‘Adem Gallvica’ në Lipjan