Foto: Komuna e Lipjanit

Përurohet renovimi i objektit të shkollës së mesme profesionale ‘Adem Gallvica’ në Lipjan

Të enjten është bërë përurimi i tërësishëm i renovimit të objektit të shkollës së Mesme Profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan, ka bërë të ditur Komuna e Lipjanit.

Nënkryetari Komunës së Lipjanit, Fauz Xhemajli me bashkëpunëtor së bashku me Ministrin e Arsimit, Ramë Likaj kolonelin Stephen Rose, dhe pjesëmarrës tjerë kanë bërë përurimin e objektit pas renovimit.

Nënkryetari Komunës Fauz Xhemjali ka vlerësuar lartë kontributin amerikan duke u shprehur se ky është investimi më i madh që i ka ardhur Komunës së Lipjanit, me vlerë mbi 1 milion dollarë amerikan.

Kurse, ministri i Arsimit Ramë Likaj ka falënderuar kolonelin amerikan Rose për kontributin e tij për renovimin e kësaj shkolle, dhe është shprehur se investime të tilla janë të mirëseardhura, duke marr parasysh se ndikojnë direkt në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Në anën tjetër, gjenerali amerikan Rose shprehu gatishmëri për të bashkëpunuar edhe më tutje në projekte të cilat janë të nevojshme për shtetin në fushën e arsimit.

Ndërkaq,  drejtori shkollës së mesme profesionale Hajrush Stublla, tha se u është mirënjohës të gjithëve për këtë kontribut, dhe se do të ndikojë shumë në të mirën e nxënësve dhe mësimdhënësve.

Renovimi i kësaj shkolle është mundësuar përmes partneritetit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit të Republikës së Kosovës, me përkrahjen e Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara dhe Zyrës për Bashkëpunim në Mbrojtje pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Komuna tutje njofton se njëherësh ministri Likaj së bashku më nënkryetarin Xhemjali dhe përfaqësues të tjerë kanë vizituar edhe Shkollat “Ismajl Luma” në Lipjan dhe “17 Shkurti” në Gllogvc.

Gjatë kësaj vizite Ministri Likaj është njoftuar me procesin e mësimit që është duke vazhduar dhe ka bërë thirrje që të vazhdohet me masat mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19.