Bie në 17 numri i pacientëve që po trajtohen për COVID në spitalet e Kosovës

Në 17 ka rënë numri i personave të infektuar me COVID-19, të cilët po trajtohen në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, prej tyre, 14 pacientë vazhdojnë të jenë pozitivë me coronavirus, ndërsa tre të tjerë janë post-COVID.

Nëntë nga të shtruarit nëpër spitale janë me oksigjeno-terapi, ndërsa dy pacientë janë të shtrirë në Mjekim Intensiv.

“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme; Klinika Infektive – 8 pacientë, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive – 2 pacientë, Klinika e Pediatrisë – 2 pacientë, Spitali i Pejës – 2 pacientë, Spitali i Prizrenit – 1 pacient, Spitali i Gjakovës – 2 pacientë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të shtunën se ka regjistruar 36 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Në total numri i rasteve aktive është 656.