Bastisjet në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së dhe ish këshilltarit të Hashim Thaçit, deklarohen për Kallxo nga Zyra e Prokurorit të Specializuar

Zyra e Prokurorit të Specializuar e Gjykatës Speciale në Hagë, është duke kryer disa bastisje sot në Kosovë.

Specialja po kryen bastisje në shtëpinë Bashkim Smakajt, ish drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencës, AKI dhe në banesën e (ish) këshilltarit të ish presidentit Hashim Thaçi, Blerim Shala.

Në një përgjigje për KALLXO.com, ZPS ka thënë se janë duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë, të cilat po bështeten nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (SPO) është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë. Operacionet e PSP-së po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”- ka thënë  Christopher Bennett, zëdhenës i ZPS-së.

Specialja bastisë disa lokacione – FOTO