Destinacion i ri nga Aeroporti i Prishtinës për pushime të paharruara verore

Kompania e njohur turistike FIBULA dhe Adria Tours, këtë verë vijnë me risi. Bashkë me FIBULA-n, ju do të mund të mund të shijoni magjinë e bregdetit të Bullgarisë.
Risi e këtij viti është nisja e fluturimeve direkte nga Prishtina drejt Burgasit.

Bregdeti i pasur me llojllojshmëri të ofertave vjen ekskluzivisht për pushuesit kosovarë me kompaninë FIBULA dhe Adria Tours.

Pra jo vetëm për skijimin, por Bullgaria tani do mund të eksplorohet edhe për bregdetin e saj të bukur.

Me këtë ofertë ju mund të shijoni pushime të paharrueshme në bregdetin bullgar në provincën e BURGAS-it, një zonë me traditë në turizmin bregdetar.

Po ashtu mund të eksploroni edhe qytetin antik të Nesebarit, i cili është një monument i mbrojtur nga UNESCO.

Shërbimi në këtë zonë bregdetare është i jashtëzakonshëm, me hotelet super luksoze dhe traditën në fushën e turizmit ju mund të shijoni pushimet të veçanta.

FIBULA dhe Adria Tours këtë verë ofrojnë arazhmane të llojllojshme për bregdetin bullgar, duke nisur nga ato me pako familjare, për qifte dhe të rinj.

Ekskluzivitet për pushuesit është fakti se FIBULA dhe Adria Tours do të organizojnë udhëtimet për herë të parë direkt nga Aeroporti i Prishtinës për në Burgas me charter fluturime dhe atë duke filluar nga data 18 qershor deri në fund ët muajit shtator. Fluturime nga Prishtina për në Burgas do të ketë çdo të martë, me nisje nga ora 07:00 dhe kthimi në orën 10:00.

“Risi për verën 2024 është riviera e Bullgarisë. Do të vendosim charter fluturim prej datës 18 qershor dhe do të ketë deri në fund të muajit shtator”- ka thënë Shpëtim Turku nga Agjencioni Turistik “Fibula”.

Turku thotë se pas heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës, FIBULA ka menduar që të vjen më risi për këtë sezonë verore për pushuesit kosovarë.

“Është destinim i ri dhe pasi që jemi viza free, pra nuk kemi nevojë për viza, njerëzit udhëtojnë të lirë dhe do të vijnë të vizitojnë për Bullgarinë, siç kanë vizituar edhe përpara”- tha ai.

Sipas Turkut, ofertat janë të përballueshme edhe për xhepin e kosovarëve. Sipas tij meqë është një destinacion i ri për shumicën e qytetarëve, ata janë mundur që ofertat të jenë shumta edhe sa i përket çmimeve.

“Sillen prej 399 euro deri në 800-900 euro, por mesatarja është 600 deri në 700 euro për shtatë ditë e shtatë net fjetje në Bullgari me koncept all apo ultra-inclusive”- shton Turku.

FIBULA dhe Adria Tours për pushuesit kosovarë po ashtu njihen edhe me emrin e bregdetit të Turqisë dhe Greqisë dhe të shumë vendeve të tjera me një traditë të gjatë.

Rezervoni pushimet tuaja të paharruara në Fibula dhe Adria Tours.