Bashkëpunimi rajonal në hetimin e krimeve - VIDEO

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet debati rreth bashkëpunimit rajonal në hetimin e krimeve.

Çka po ndodh me bashkëpunimin rajonal për hetimet e krimeve të luftës mes shteteve të ish-Jugosllavisë?

Cilat shtete po bashkëpunojnë me Kosovën për ekstradimin e të dyshuarve për krime të luftës?

Si sillet Serbia kur Prokuroria e Krimeve të Luftës e Bosnje dhe Hercegovinës dhe ajo e Kosovës kërkojnë informata për të dyshuarit për krime të luftës që gjenden në Serbi?

Pse Tribunali i Hagës ka vendosur të mos i ndajë arkivat e veta të gjykimeve të krimeve të luftës me Prokurorinë e Kosovës?