Ballafaqimi Haxhiu – Mushkolaj për largimin e barrikadave në veri të Kosovës 

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu është duke iu referuar si kriminel njerëzve për të cilët nuk ka ndonjë vendim nga gjykata për këtë çështje.

Sipas Mushkolajt, ministrja e Drejtësisë duhet të jetë e kujdesshme në deklarimet e saj.

“Unë po e kuptoj qëllimin që ka Albulena Haxhiu, është duke tentuar ta bëjë dallimin në mes të njerëzve të cilët i kanë vendosur barrikadat edhe njerëzit që kanë qëndruar të barrikada. Më fal unë nuk e pranoj një dallim të tillë sepse edhe deklarata e përbashkët e lëshuar nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe Bashkimit Evropian flet për garanci”, ka theksuar Mushkolaj.

“Nëse nuk është kështu atëherë qeveria e Republikës së Kosovës duhet të dalë edhe të thotë SHBA-ja dhe BE-ja po gënjen, nuk ka kurrfarë garancie”, ka deklaruar Mushkolaj.

Për Mushkolajn SHBA-ja dhe BE-ja nuk do ta bën kurrë një gafë të tillë.

Ndërkohë ministrja Haxhiu i ka thënë se deklarata e përbashkët ndërmjet SHBA-së dhe BE-së duhet të kuptohet në formën e duhur, pasi sipas saj qeveria nuk ka lista të emrave, nuk ka lista të personave të cilët duhet të arrestohen.

“Kjo është punë e Prokurorisë edhe Policisë edhe jo Qeverisë”, ka deklaruar Haxhiu.

Ndërsa Mushkolaj tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti “i kishte vizatuar se kush janë njerëz”.

Sipas Mushkolajt, Kurti kishte thënë se  këto janë barrikada të njerëzve me uniforma të errëta, njerëz që janë tullac e me mjekëra që e imtojnë Drazha Mihlloviçin”.

Më tej, Mushkolaj ka thënë se qytetarët kanë të drejtë të dyshojnë që barrikadat nuk janë larguar vetvetiu.

Ndërsa Haxhiu ka thënë se “për largimin e barrikadave nuk ka pasur as një garancion nga Qeveria e Kosovës”.

“Pse i hoqën serbët barrikadat” e ka pyetur Mushkolaj ministren e Drejtësisë.

Ajo i është kundërpërgjigjur duke i thënë “shko pyeti serbët ose besoji kryeministrit Kurti që s’ka pasur garncione”.

Mushkolaj ka thënë se deklarata e Albin Kurtit është skandaloze kur ka thënë se ‘Serbët vetë i kanë vendosur vetë i kanë larguar” sipas tij kjo deklaratë tregon që nuk ka kurrfarë kontrolle në veri të Kosovës pasi “serbët kur dëshirojnë të vendosin barrikada kur të dëshirojnë i largojnë, plagosin Policë të Kosovës”.

Haxhiu i është kundërpërgjigjur duke i thënë “ti po me thua që këta persona të mos i quaj kriminel, ata që plagosin pjesëtarë të Policisë së Kosovës”./Dukagjini/