Vërshimet në Skenderaj, 19 janar 2023

Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon fond emergjent për vërshimet

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria që të krijojë një fond emergjent për komunat e prekura nga vërshimet.

Bordi i këtij Asociacioni, Agim Aliu, Imri Ahmeti, Bali Muharremaj dhe Sazan Ibrahimi sot kanë vizituar komunën e Skenderajt, për të parë nga afër situatën pas vërshimeve.

“Poashtu delegacioni i Bordit të AKK-së me këtë rast shprehu solidarizim me gjitha zonat e prekura nga vërshimet në komunën e Skenderajit, Istogut, Mitrovicës, Klinës, Podujevës dhe zonat tjera të cilat u prekën nga të reshurat e shiut” – thuhet në njoftimin e AKK-së.

Bordi i AKK-së po ashtu ka kërkuar që fondi emergjent të menaxhohet nga vetë komunat e prekura nga vërshimet.

Krijimin e një fondi emergjent nga ana e Qeverisë, e ka kërkuar edhe ish kryeministri Avdullah Hoti, i cili po ashtu sot ka vizituar Skenderajn.

Hoti nga Skenderaj: Pres nga niveli qendror të ndajë fond emergjent