Buxheti 2024, shfaqen pakënaqësi te disa kryetarë komunash

Mbi 22 % e buxhetit të vitit të ardhshëm do të shkojë për komunat e vendit, me pjesën më të madhe të tyre në kryeqytet, si qyteti me numrin më të madh të banorëve, pasuar nga Prizreni. Por disa prej kryetarëve të komunave, përfshirë Prizrenin, janë të pakënaqur me ndarjen e buxhetit, duke theksuar se kërkesat janë shumë më të mëdha, dhe se një pjesë e madhe e buxhetit u shkon për paga.