COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Asnjë i vdekur dhe 28 raste pozitive me COVID-19

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 28 raste të reja me COVID-19 nga 1,027 testime të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 49 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223,540.

Në total numri i rasteve aktive është 654.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 237 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,821,149 doza të vaksinës.

Deri më sot 819,971 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, janë dhënë 99.743 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.