COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Asnjë i vdekur dhe 144 raste të reja të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 144 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë nga 3 mijë e 908 testime.

Sipas njoftimit të MSh-së, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë vdekje me COVID-19.

Tutje në njoftim thuhet se në 24 orët e fundit janë dhënë 4 mijë e 10 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit janë dhënë 1,687,782 doza të vaksinës.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158,121.

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive është 997.