Ferizaj, rrahje mes dy personave, njëri dërgohet në Spital

Dy persona janë përfshirë në një rrahje sot, më 23.05.2024, në fshatin Dubravë të Ferizajt.

Njëri nga ta më pas është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj për lëndime trupore.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Zëdhënësi ka thënë se e gjithë ngjarja ka ndodhur në 20:30h dhe se ekipet e nevojshme policore po e hetojnë rastin.