Foto: Florinda Kelmendi/KALLXO.com

Dy të therur në Mitrovicë pas ndeshjes së basketbollit

Dy persona janë lënduar nga mjeti i mprehtë pas ndeshjes së basketbollit që u zhvillua këtë mbrëmje, më 23.05.2024, në Mitrovicë.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin Mitrovicë Jugu, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se rreth orës 21:30 është raportuar se dy persona të lënduar nga mjeti i mprehtë kanë kërkuar tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit rajonal në Mitrovicë.

Tutje zëdhënësi tha se njësitet kompetente policore po merren me rastin.

KALLXO.com ka kërkuar detaje rreth rastit edhe nga Spitali Rajonal i Mitrovicës, mirëpo deri më tani ka marrë ndonjë përgjigje.