Foto: Florinda Kelmendi/KALLXO.com

Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e dy personave të therur

Dy persona janë lënduar nga mjeti i mprehtë pas ndeshjes së basketbollit që u zhvillua këtë mbrëmje, më 23.05.2024, në Mitrovicë.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Zyrtarja për informim e Spitalit, Nita Mustafa-Hakaj, ka dhënë detaje për të lënduarit.

“Dy të therur janë, njëri ka marrë trajtim për lëndime të lehta dhe lirohet në shtëpi, ndërsa tjetri është duke vazhduar me ekzaminimet dhe me trajtim të mëtutjeshëm”- ka thënë Mustafa- Hakaj për KALLXO.com.

KALLXO.com raportoi më herët për incidentin, ku dy persona ishin therur me mjet të mprehtë pas përfundimit të ndeshjes së basketbollit mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit.

Pas fitores së sontme, klubi mitrovicas është shpallur kampion i Kosovës.