Punime të domosdoshme për siguri të sistemit, vendet ku nesër do të ketë ndërprerje të rrymës

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se nesër, më 24.05.2024, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik dhe nga palë të treta.

Si rezultat, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10 [kV] Koliqi do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] J08 Keqekollë-Hajkobillë  (kodi: 14016004) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Keqekollë, Prapashticë, Hajkobillë, Dabishevc dhe Mutivodë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive – ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Pejë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

NS 110/10[kV] Peja 2 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Dardania II (kodi: 51000004)  prej orës 11:30 deri në 14:300

Vendet: rrugët: Ahmet Shala (një pjesë), Ardian Kelmendi (një pjesë), Ardian Krasniqi, Beteja e Junikut (një pjesë), Bike Aliu (një pjesë), Brigada 133 (një pjesë), Demostratat e vitit 1981, Elez Geci, Fetah Selca (një pjesë), Françesko Gjyzepe Bider, Hysen Bajri (një pjesë), Hysni Komoni, Muharrem Mitrovica (një pjesë), Myrtë Zeneli, Ploja e Rugovës, Qerim Begu, Salih Çeku, Sami Frashëri, Tefik Çanga (një pjesë), TMK-së (një pjesë), Tranziti (një pjesë), Viktimat e Pejës si dhe një pjesë e fshatrave Bellopojë dhe Raushiq.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, lëvizja e kthinave 10 kV në stabilimentin shpërndarës – “Dardania 1”.

2.

Nga NS 110/10 [kV] Istogu do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Istogu I (kodi: 54000008) prej orës 11:00 deri në ora 14:00

Vendet: Fshatrat: Dragolevc (një pjesë), Dragolevc i Poshtëm, Istog (një pjesë), Istog i Poshtëm, Muzhevinë dhe Tomoc.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, bartje e shtyllave, lokacioni Drogolevc dhe Lluga.

3.

NS 35/10[kV] Klinë do të ndërprehet:

LP 10kV J05-Zajmi (kodi: 52000104)  prej orës 11:00 deri në ora 13:00

Vendet: fshatrat: Bokshiq, Deiq, Dollovë, Drenovcë, Dugojevë, Grabanicë, një pjesë e Klinës, Polce (një pjesë), Potërç, Potërç i Epërm, Videjë dhe Zajm.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, montimi i AS në TS Grabonica 2 dhe montimi i transformatorëve matës rrymor.

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/10 [kV] Theranda  do të ndërprehet:

Dalja 10(kV) – J13 Gelanca (kodi:32000021) nga ora 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: fshati Gelancë, bizneset si dhe shtëpitë përgjatë rr. Topliqan – Gelancë, një pjese e fshatit përgjatë rr. Topliqan Leshan.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, revizion i daljes 10 [kV] (shtrëngimi i përçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar).

2.

Nga NS 110/10 [kV] Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10kV Peqani (kodi: 32000007) nga ora 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: fshatrat: Bllacë, Breshani, Duhël, Kastërc, Nishor, Peqan, Semetisht dhe Sllapuzhan.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, mirëmbajtje preventive i daljes 10kV (shtrëngimi i përçuesve, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar).

Punime nga pala e tretë

1.

NS 35/10 [kV]  Prizren IV do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV]  Shkolla normale  (kodi: 30033004) prej ores 11:00 deri në ora 16:00

Vendet: rrugët: 10 Kukësi (një pjesë), 11 Ismet Jashari (një pjesë), 409 Sylejman Vokshi (një pjesë), 413 Rugova, 414 Ymridin Çengaj (një pjesë), 415 Bashkim Sukaj (një pjesë), 417 Xhevat Berisha, 419 Karavanet, 420 Mehmet Hasi (një pjesë), 421 8 Marsi,  422 Selajdin Berisha, 423 Toplica (një pjesë), 431 Turgut Ozal, 432 Liman Shala, 433 Elbasani, 437 Mbreti Pleurat, 438 Tirana, 441 Brigada 128, 468 Nehat Berisha, 474 Bashçarshia, 476 Martirët e Tusuzit, 478 Arsim Berisha, 8  William Walker (një pjesë).

Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10 [kV] Badovci  do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] J11 Janjeva ( Kodi:10014011) prej orës  10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Janjevë, Shashkovc, Akllap, Tërbuvc,  Gushterica e Epërme Shushica.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

2.

Nga NS 35/10[kV] Shtërrpca do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Breza (kodi: 40044003) prej orës 09:30 deri në ora 14:30

Vendet: Brezovica, Jazhincë, Sevcë, Vrbeshtica dhe Vikendicat.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.