Asamblistja Berna Saraçi mohon se aderimi i saj në PDK ka të bëjë më kërcënim

Asamblistja e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Berna Saraçi ka mohuar pretendimet e Lëvizjes Vetëvendosje se aderimi i saj në Partinë Demokratike ka të bëjë më kërcënim.

Në një përgjigje për KALLXO.com, Saraçi ka thënë se kalimi i saj në PDK është bërë me vullnetin e saj.

“Kalimi im në PDK s’ka lidhje me asnjë kërcenim. Është me vullnet timin”- ka thënë ajo për KALLXO.com.

Asamblistja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në kryeqytet, Berna Saraçi sot i është bashkuar grupit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka pretenduar se ky është një rast i kërcënimit dhe se ajo ka kaluar në PDK, pa vullnetin e saj.

Në reagimin e kësaj partie, thuhet se asmablistja Saraçi ka paraqitur shqetësimet e saj për kërcënimet që sipas tyre, po i bëhen nga eksponentë të partive të pushtetit lokal.

Këto pretendime i ka mohuar edhe nënkryetarja e komunësnga PDK, Donjeta Sahatçiu. Ajo këto pretendime i ka quajtur shpifëse dhe linçuese.

“Refuzoj të pranoj që mundemi me hedh hije publikisht mbi këdo me pretendime pa asnjë dëshmi. Sikurse, refuzoj të pranoj të hesht kur njërën nga ne, një grua të re, super çikë të Prishtinës, ndër të paktat ato gra që megjithatë hyjnë në politikë, përpjeken t’a viktimizojnë se gjasmë e vetmja arsye pse ajo mund të guxojë të vendosë ndryshe është me siguri për shkak se nuk ka mundur të përballojë kërcënimet e shantazhet”- ka shkruar Sahaticu në Facebbok.

Ajo ka ftuar ish-kolegët e Saraçit nga LVV në Prishtinë që të bëjnë publike sa më shpejtë informatën se kush nga PDK e ka kërcënuar atë, apo këdo tjetër.

LVV në Prishtinë pretendon se asamblistja e tyre kaloi në PDK pasi u kërcënua