Substanca e dyshuar narkotike që u tentuat të futet brenda burgut të Dubravës. Foto: Shërbimi Korrektues i Kosovës

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Kosovë, kapet me mbi 8 kg marihuanë

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 5 shtator në Fushë Kosovë kanë sekuestruar një sasi ëe substancës së dyshuar narkotike, marijuanë.

Sipas policisë, substanca e dyshuar narkotike është gjetur në automjetin e një shtetasi të Shqipërisë.

“Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull shtetas i Shqipërisë i janë gjetur dhe sekuestruar: sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë (12 paketime) në peshë 8 kg e 740 gramë, 60,450 lekë, 329€, 250 funta të Anglisë dhe dy telefona celularë”- thuhet në njoftim të policisë.

I dyshuari sipas policisë është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.