Ilustrim

Arrestohet punëtori teknik në një shkollë në Istog, dyshohet se shqetësoi seksualisht një nxënëse

Një punëtor i stafit teknik në një shkollë në Istog është arrestuar gjatë ditës së sotme.

I arrestuari, sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, po dyshohet se e ka shqetësuar seksualisht një nxënëse në këtë shkollë.

“Për momentin dyshohet të jetë shqetësuar seksualisht një nxënëse e asaj e shkolle nga një punëtor i stafit teknik” – ka thënë Gashi për KALLXO.com.

Ai ka treguar se për ngjarjen janë njoftuar rreth orës 13:00 dhe se rasti dyshohet të ketë ndodhur në një shkollë fillore në një fshat të Istogut.

Gashi tha se policia ka dal në vendin e ngjarjes sapo ka pranuar informatën dhe ka arrestuar të dyshuarin.