Foto: Ilustrim

Arrestohet pasi nuk e kthen veturën e marrë me qira

Një i dyshuar është arrestuar në Gjilan pasi që nuk e kishte kthyer veturën të cilën e kishte marrur me qira në “Rent a car”.

Sipas raportit të Policisë i dyshuari nuk e kishte kthyer veturën sipas marrëveshjes dhe se i kishte munguar libreza e qarkullimit të veturës.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet.