Policia e Kosovës

Ferizaj, konfiskohet një veturë e cila ishte në kërkim ndërkombëtar

Në Ferizaj një të dyshuari i është konfiksuar një veturë, e cila kërkohej në nivel ndërkombëtar.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari kishte deklaruar që veturën e kishte blerë në Francë. Ndërkaq, sipas tij, qëllimi ishte ta shiste në Kosovë.

Vepra është klasifikuar si dëmtim i të drejtave pronësore të personit tjetër.

Vetura është konfiskuar më 29 dhjetor. Sipas Policisë, rasti është duke u hetuar.