Ilustrim

Qytetari raporton se i është vjedhur vetura e parkuar në Prishtinë

Një qytetar ka raportuar në Policinë e Kosovës se është vjedhur vetura në Prishtinë. Sipas raportit policor, vetura e cila ka qenë e parkuar është vjedhur më 14.02.2024.

Në raportin 24-orësh policor është thënë se ankuesi ka raportuar se ka vërejtur se person apo persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij.

Ngjarja është thënë se ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Prishtinë dhe është iniciuar si “vjedhje”.

Policia tha se rasti po vazhdon të hetohet.